Që pas hyrjes në fuqi të ligjit për moratoriumin e pyjeve janë kryer 750 inpektime në të gjithë vendin ndërsa janë vendosur 9 masa administrative.
Lajmi është dhënë nga kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Ergys Agasi, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje në aplikacionin Mjedisi im.



