Robert F. Kennedy Jr., drejt konfirmimit si Sekretari i Shëndetësisë në SHBA 

Robert F. Kennedy Jr., drejt konfirmimit si Sekretari i Shëndetësisë në SHBA 

Robert F. Kennedy Jr. i është gjithnjë e më pranë postit të Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, pasi Komiteti i Financave i Senatit votoi 14-13 për të miratuar emërimin e tij, me të gjithë republikanët në favor dhe të gjithë demokratët kundër.
Kennedy, 71 vjeç, një skeptik i njohur i vaksinave, u përball me pyetje rigoroze gjatë seancave të konfirmimit të tij. 

Senatori republikan Bill Cassidy nga Luiziana, një mjek dhe kryetar i Komitetit të Shëndetit të Senatit, fillimisht kishte shprehur rezerva për qëndrimin e Kenedit për vaksinat.
Sidoqoftë, Cassidy përfundimisht votoi pro pasi mori garanci nga Kennedy dhe administrata për "angazhimin e tyre për të mbrojtur përfitimin e shëndetit publik nga vaksinimi".

Demokratët, të udhëhequr nga senatori Ron Wyden nga Oregon, e kundërshtuan me forcë nominimin, duke përmendur shqetësimet mbi pikëpamjet e Kenedit. 

Wyden paralajmëroi se udhëheqja e Kenedit mund të gërryejë besimin e publikut në vaksinat dhe iniciativat e shëndetit publik.  Senati, ku republikanët aktualisht kanë shumicën, pritet të votojë për emërimin e Kenedit në ditët në vijim ose javën e ardhshme. Për konfirmim kërkohet një shumicë e thjeshtë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy