Autoritetet greke zbulojnë një firmë pronash të paluajtshme të lidhur me eurodeputeten Kaili

Autoritetet greke zbulojnë një firmë pronash të paluajtshme të lidhur me eurodeputeten Kaili

Autoriteti grek kundër pastrimit të parave njoftoi të hënën se ka gjurmuar një firmë pronash të paluajtshme me qendër në rrethin qendror të Athinës, Kolonaki, tek eurodeputetja e burgosur, Eva Kaili dhe partneri i saj.

Kompania e krijuar një muaj më parë dhe që merret me tregtimin dhe shfrytëzimin e pronave, është ngrirë dhe po hetohet për aktivitetet e saj.

Më herët, autoriteti njoftoi se po urdhëronte ngrirjen e të gjitha pasurive në pronësi të Kailit, partnerit të saj dhe familjarëve të ngushtë në Greqi, duke përfshirë të gjitha pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, si dhe të gjitha produktet financiare, aksionet në kompani dhe asete të tjera. Kaili u arrestua në Belgjikë me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ngrirja e aseteve synon kryesisht zbulimin dhe bllokimin e parave cash ose mallrave të shtrenjta portative (dhuratat) që mund të tregohen të lidhura me pastrimin e parave.

/ Ekathimerini

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy