
Notarja nga Australia me origjinë shqiptare Eva Buzo, e cila vjet tentoi të kalonte me not Kanalin e Otrantos për në Shqipëri, kësaj radhe theu një rekord tjetër.

Në një rrëfim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo tha se arriti të kalojë me not Kanalin Anglez për 10 orë e 49 minuta not pa ndalim.
Ishte një distancë që nuk isha si ajo që bëra vjet në Shqipëri , ajo ishte distancë me e shkurtër dhe po notoja në një temperature 30 gradë dhe po notoja për 10 orë e 49 minuta. Kjo ma bëri jetën më të vështirë. Megjithatë ja dola, isha një notare e fortë.
Isha e parë grua notare që tentoi për të kaluar kanalin anglez, por kam notuar edhe me herët dhe zakonisht kjo sipërmarrje nuk bëhet në këtë periudhë të vitit.
Teksa vjet ajo tentoi të kalonte Kanalin e Otrantos dhe e ndërpreu pas 28 orësh pas një pickimi nga një kandil deti, sot Buzo premton se do të rikthehet sërish për një sfidë të përsëritur noti Itali-Shqipëri.
Ajo flet edhe për vështirësitë që has gjatë sfidave të gjata me not.
Më vjen mirë që do të kthehem në Shqipëri dhe do të tentoj të notoj serish mes Shqipërisë dhe Italisë. Nuk do të dorëzohem.
Temperaturat e ujit janë sfidë më vete, sepse sapo hyra në ujë mendova se nuk ka asnjë mënyrë sesi të mund të notoj për 10 orë në këtë temperaturë sepse është shumë e ftohtë dhe gjatë kohës mendoja se s’do të ja dilja mbanë dhe fillova të mendoja se do merrja dhe hapa të vegjël dhe herë pas here më duhej të ndaloja.
Por jam në formë edhe përpara se të bëja noti në Shqipëri kam qene në formë të mirë dhe e mora veten shume shpejt dhe një prej formave që e merr veten është sesa shpejt ti rikuperohesh.
Janë dy forma notimi shumë të ndryshme, e para ka të bëj me temperaturat e ftohtë dhe e dyta ka të bëj me distancën. Sfida e ujit të ftohte është më e madhe se sa të përballesh me distancën në ngushticën e Otrantos,. Kur e mbarova u ndjeva e fortë dhe e aftë që kisha munduar të thyeja disa prej pengesave dhe tani kam edhe më tepër vetëbesim kur të kthehem në Shqipq5isë në gusht dhe te kem mundësi të notoj në ngushticën e Otrantos.



