
Ka nisur këtë të enjte në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca dëgjimore për Gentian Trenovën, prokurorin e Apelit të Tiranës. ILDKPI deklaroi se Trenova ka fshehje të pasurisë dhe deklarime të rreme. Ndërkohë vetë komisioni konstaton se gjatë punës, prokurori ka pushuar çështje nën hetim për drogë.



