
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ka bërë apel serbëve të mos bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Vuçiç u pyet nëse ka të dhëna se në ushtrinë e Kosovës janë regjistruar serbë.
Vuçiç nuk e mohoi këtë mundësi dhe apeloi që serbët të mos mashtrohen nga pagat e larta.
Sipas Vuçiçit, në një fshat të Novobërdës janë regjistruar për t’u bërë pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës.
Ai shtoi se shumë serbë në të kaluarën kanë qenë në ushtri të ndryshme dhe duhet të kemi vetëm një ushtri – ushtrinë e Serbisë.



