Kokaina e sekuestruar në Mal të Zi kap vlerën 100 mln euro, babë e bijë në arrest

Kokaina e sekuestruar në Mal të Zi kap vlerën 100 mln euro, babë e bijë në arrest

Prokuroria malazeze deklaron se vlera e kokainës së gjetur në ngarkesën me banane dy ditë më parë arrin në 100 milionë euro. Policia vendase njoftoi se ngarkesa e mallit është 1400 kilogramë kokainë.

Bashkë me vlerën dhe kg polica ka mundur të zbardh dhe itinerarin që ka përshkuar kontejneri me banana.

Anija me mallin më 24 gusht ka kaluar portin e Barit, pasi kishte ndalur më parë në portin e Koperit. Ajo ka lundruar drejt Tivarit me flamurin e Liberisë. 

Mënyrë

Autoritetet malazeze kishin informacion nga partnerët e huaj për praninë e kokainës mes bananeve, por lejuan kalimin e saj në port me qëllim ndjekjen e ngarkesës deri në destinacionin final.

Mbrëmjen e 26 gushtit, 66-vjeçari Budimir Krstović dhe vajza e tij Marina 27 vjeçe, u arrestuan në depon e tyre pasi bananet dhe kokaina ishin shkarkuar aty. Dy të arrestuarit mohuan përfshirjen në kontrabandën e kokainës në polici. 

Budimir Krstović

Marina Krstović

Gazeta malazeze "Vijesti" publikoi pamjet e skanerit në portin ku kaloi ngarkesa me banane, ku ishte evidentuar prania e kokainës në pajisjen frigoriferike me targa regjistrimi PG-353GA.

Kamion

Një zëdhënëse e Prokurorisë konfirmoi se në këtë aksion ishin sekuestruar 1,400 kilogramë kokainë.

Zyrtarët shtetërorë vlerësuan policinë, doganierët dhe prokurorinë, dhe u njoftua se veprime të ngjashme mund të priten në të ardhmen.

Kryeministri Zdravko Krivokapić njoftoi se kjo është goditja më e madhe për trafikantët e drogës në historinë e Malit të Zi.

Krenar që ekipi im e ka kryer këtë veprim kërkues. Fëmijët tanë dhe qytetarët tanë nuk do të mbahen peng i krimit të organizuar. Sapo kemi filluar”, ka shkruar Kryeministri.

Skaneri tregoi se nuk kishte banane në disa rreshta paketash

Mojanovići, kokaina Zeta, magazina Mojanovići

Policët

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy