Moderatori i programit kosovar “Kojshia's show” Sadri Imeri, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Sali Berisha gëzon më shumë mbështetje në Kosovë.
Edi Rama është karizmatik, politikan i mirë, pak arrogant me gazetarët. Në Kosovë besoj që Ramën e duan. Besoj që Berishën e duan më shumë meqë ka prejardhjen nga malësia e Gjakovës. E duan për atë që ka bërë për Kosovën. E duan për figurën e tij, besoj që është njeri i lexuar”.
Ndërsa i tha Mustafa Nanos se do t’i dhuronte një kuran, Sadri Imeri pranoi me humor se analisti shqiptar shihet si “djall” në Kosovë për shkak të qëndrimeve ndaj fesë dhe keqkuptimeve të portale.
"Mendoj që është për shkak të fesë, dhe portaleve. Nëse lexon lajmet mbi ty në portale atëherë i bie që të marrësh shpatën dhe të ‘vrasësh’ Nanon. Ata që të njohin në realitet e dinë që Mustafa Nano është njeri i dashur për kosovarët”.



