Rama thumbon Metën: Fushata e qetë, vetëm përfshirjen e Presidentit s’marr vesh (VIDEO)

Rama thumbon Metën: Fushata e qetë, vetëm përfshirjen e Presidentit s’marr vesh (VIDEO)

Pas seancës së jashtëzakonshme për Vettingun në parlament, kryeministri Edi Rama tha se ka vetëm një forcë politike që sot nuk i ka bërë bisht reformës dhe ajo është Partia Socialiste.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me fushatën, kreu i  qeverisë u shpreh se kjo ishte fushata më e qetë që kishte parë ndonjëherë, por e vetmja gjë që Ramës i është dukur e çuditshme është pjesëmarrja e Presidentit në fushatë, duke thumbuar sërish Metën.

“Fushatën e kanë parë të gjithë, është fushata më e qetë që është bërë që kur mbaj mend unë, nga pikëpamja e retorikës, e mos ndotjes mjedisit, se i kemi ndalur banerat e posterat që e kanë tensionuar situatën. Palët thumbohen me njëra-tjetrës dhe ndonjëherë e kalojnë cakun por brenda normalitetit. S’ka ndodhur në këtë fushatë. Ajo që e ka bërë të çuditshme fushatën, është futja e Presidentit në fushatë. Unë kam shpjeguar se pse na duhet një fuqi e plotë, jo për më shumë pushtet po për ta bërë punën si duhet. Unë e futa PD-në në zgjedhje, ia arritëm këtë, Shqipëria fitoi nga marëveshja, dhe fituan dhe shqiptarët. Dhe për këtë meritë të PS-së, shqiptarët duhet ta votojnë për provuar se si punon një parti e vetme,” tha Rama.

Kryeministri tha se të gjitha pengesat u kapërcyen dhe se na sot nis zbatimi i reformës në drejtësi duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar se i kanë orët e numëruara.

“Jam shumë i lehtësuar sot sepse të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen. U provua se diçka që i vjen koha nuk ka forcë e ndal. Nga sot fillon zbatimi i reformës. Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Ajo që është e rëndësishme nga ky proces është se gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga filtri i vettingut nuk do t’ia kenë për nder siç ia kanë pasur dhe jam i bindur se sot është çelur falë këtij procesi porta e drejtësisë së re. Sigurisht do kërkojë kohën e vet, vullnet të madh dhe një garant që është PS-ja”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët nëse është optimist për zgjedhjet e 25 qershorit, duke qenë se edhe aleati i tij LSI, deklaron se do jetë forcë e parë.

Por kryeministri Rama nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka plasur me të qeshura para gazetarëve dhe kamerave duke mos dhënë asnjë përgjigje tjetër, të paktën verbale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy