Prokurori Antimafia i Italisë: Lumenjtë e drogës që vijnë nga Shqipëria kanë ndezur luftën mes klaneve mafioze

Prokurori Antimafia i Italisë: Lumenjtë e drogës që vijnë nga Shqipëria kanë ndezur luftën mes klaneve mafioze

Prokurori i Përgjithshëm Antimafia në Itali, Franco Roberti, e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, për të ndaluar ata që ai i cilëson “lumenj droge” drejt brigjeve të shtetit fqinj.

Në një intervistë për Radio 1 në Itali, Roberti thotë se Shqipëria është vendi furnizues me drogëra të lehta, një trafik që është bërë shkak për konflikte mes grupeve mafioze kryesisht në zonën e Foxhias.

“Përplasjet mes klaneve mafioze foxhiane kanë nisur që 30 vite më parë dhe kanë regjistruar deri tani të paktën 300 vrasje, 80 % e të cilave nuk kanë autor të ndëshkuar. Por konfliktet janë ndezur akoma më shumë për shkak të trafikut të drogës, në mënyrë të veçantë drogërave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Ky është biznes kolosal që u ka hapur oreksin këtyre klaneve, të cilat prekin të gjithë zonën që laget nga Adriatiku”, thotë ai.

Roberti përmend edhe vizitën e fundit në Tiranë dhe takimin me ish-ministrin e Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, si dhe e vë theksin te bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar për të luftuar me efektivitet trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

“Ka shumë për të bërë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndalur lumenjtë e drogës që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht këta të fundit që po nxisin armiqësitë mes klaneve mafioze. Ne kemi qenë në Shqipëri pak muaj më parë, për të kërkuar bashkëpunim. Kemi takuar në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar dhe na ka premtuar rritjen e bashkëpunimit. Duhet ta fitojmë betejën me heshtjen dhe për ta bërë këtë nevojitet krijimi i një kulture të zbatimit të ligjit, që në atë vend ende mungon. Kreu i prokurorisë së Barit, Giuseppe Volpe, bën gjënë e duhur kur kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve të thjeshtë”, ka thënë ai. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy