
Raporti i publikuar nga INSTAT, tregon sse në dhjetor të 2018, janë rreth 446 mijë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me 2017. Po ashtu rënie të ndjeshme me 32.2%, ka pësuar numri I shtetasve të ardhur nga Polonia.
Muaji i fundit i vitit 2018 ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të Shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit, për arsye të ndryshme. Vetëm në muajin dhjetor sipas raportit të INSTAT, referuar “Lëvizjeve të Shtetasve në Shqipëri”, nga vendi kanë dale 446 mijë shqiptarë,ose 47 mijë persona më shumë se në dhjetor të vitit 2017.
Ndërkohë që numri i shtetasve vendas të dalë është rritur numri i personave të hyaj është ulur me 23,5 %krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, nga 274 mijë në 2017, në muajin e fundit të 2018, kanë ikur 209 mijë persona.
Sakaq ajo që vihet re është se numri i personave, se pjesa më e madhe e të huajve kanë ardhur për pushime duke qenëse lista kryehesohet nga kjo arsye me rreth 253 mijë persona të ardhur për pushim, nga 280 mijë është numri të huajve të ardhur në total për mujin dhjetor.
Ashtu sic edhe u njoftua në media se turistët nga Polonia mbetën të zhgënjyer nga shërbimet e ofruara në Shqipëri, tashmë ky fakt po reflektohet edhe në statistika pasi, shtetasit polak kanë ulur udhëtimet drejt vendit tonë me 32,2%, nga 671 në vitin 2017 në 455 persona në 2018.
Ndërsa Kosova dhe Greqia, listohen të parat duke rritur kështu edhe numrin e vizitorëve apo personave që kanë hyrë në vend. Sipas INSTAT për 12-të muajit e vitit në total numri i të huajve që kanë hyrë në shqipëri është 5.9 milionë, ndërsa shqiptarë janë 5.3 milionë.



