Para hapjes së takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd J. Austin III deklaroi se do të vazhdohet të mbështetet Ukraina për aq kohë sa është e nevojshme. "Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë në selinë e NATO-s. Është fantastike të kthehem këtu. Ne do të takohemi me ministrat e mbrojtjes për të përcaktuar se si të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Nga ana tjetër Ukraina thotë se thotë se ka rrëzuar një raketë dhe 20 dronë shpërthyes rusë gjatë natës.



