“250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg” (VIDEO)

“250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg” (VIDEO)

Afro 250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, ndërkohë që duhet të ishin në klinika të specializuara. Shqetësimi u ngrit nga  Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda. Në një intervistë për MCN Tv, Gajda thotë:

"Si natyrë të çështjes kemi njohur 3 lloje që kanë qenë në vëmendjen tonë. Njëra nga çështjet ka qenë e lidhur me mungesën e ofrimit të shërbimit shëndetësor në cilësinë e duhur dhe të barabartë me qytetarët e tjerë, kryesisht ka mungesë barnash. Në një rast tjetër lidhet me lirinë e besimit fetar në institucionet e vuajtjes së dënimit. Një rast tjetër pastaj ka qenë në lidhje me personat që kanë kryer krime, por janë të papërgjegjshëm penalisht, të cilët vazhdojnë akoma të mbahen në burgje, por duhet të jenë në klinika të specializuara. Mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, persona që s’duhet të jenë aty. Bëhet fjalë për afërsisht 250 persona që nuk duhet të qëndrojnë për shkak të problemeve të shëndetit mendor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy