Mbretëria e Bashkuar me dorë “të hekurt”, sanksione ndaj 370 rusëve të tjerë

Mbretëria e Bashkuar me dorë “të hekurt”, sanksione ndaj 370 rusëve të tjerë

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj 370 individëve të tjerë rusë, duke përfshirë më shumë se 50 oligarkë dhe familjet e tyre me një vlerë neto të kombinuar prej 100 miliardë paund, në grupin e fundit të masave kundër regjimit të Vladimir Putin.

Më shumë se 1,000 individë dhe subjekte janë vënë në shënjestër të sanksioneve që nga pushtimi i Ukrainës, me masa të reja të shpallura kundër zëdhënësve kryesorë të Kremlinit dhe aleatëve politikë të Putinit.

Sanskionet përfshinë edhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, i konsideruar si një anëtar i rrethit elitar të tij të brendshëm të këshilltarëve.

Figura të tjera kryesore politike të vendosura nën sanksione përfshijnë kryeministrin Mikhail Mishustin dhe ish-presidentin Dmitry Medvedev, si dhe sekretarin e shtypit të Putinit, Dmitry Peskov dhe zëdhënësen e punëve të jashtme, Maria Zakharova.

Oligarkët tani që i nënshtrohen sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë Mikhail Fridman, i cili bashkëthemeloi konglomeratin rus Alfa-Group me German Khan, gjithashtu tani subjekt i sanksioneve si dhe aleati i ngushtë i Putinit Petr Aven, i cili më parë ishte kreu i bankës më të madhe tregtare të Rusisë. Anëtarët e familjes gjithashtu do t’i nënshtrohen sanksioneve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy