Keris Babliku, 21-vjeçarja nga Korça, prej vitesh aplikon këndimin përmes imitimeve të këngëtareve të ndryshëm të estradës.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu fillime e karrierës së saj dhe faktin se si u mirëprit nga juria e ‘Albanian got Talent’, me këngën, imitimet dhe performancën ne kitarë.
Nuk e prisja që do të pritem kaq mirë, vetëm kur me thanë shoqëria.
Pjesa e imitimeve ka nisur kur kam qenë 15 vjeç, besoj ka qenë një kompeticion tjetër, ka qenë ‘Stand up Albania’ me Leonard Bombaj, aty mora çmimin e parë, dhe aty nisi gjithçka.
Kam imituar disa këngëtarë, Besa Kokëdhima, Flori Mumajesi, Elvana Gjata, etj.
Te Stand up, doja të bëja shumë imitime, por realisht e pashë veten dhe ishte një skeç i krijuar në një mënyrë të tillë që unë përpiqesha të bëja një festival pa fonde, ku të gjitha i bëja vet dhe do bëja vet këngëtaren, vet moderatoren.
Studioj për inxhinieri informatike por kitarën e kamë mësuar se jam nga Korça dhe është e pamundur të mos e mësoj.
Nga personazhet që bëra, jurinë dhe publikun e tërhoqën disa personazh, Elvanen e pëlqyen.
Pjesëmarrja ime ishte shumë spontane, dhe pasi aplikova me vonë e kisha me dy mendje, por pastaj e mendova dhe se stërmundova dhe të tjerë më motivuan se pse nuk shkon, dhe më pas vazhdova.



