Ngjarja në Librazhd, Mërtiri: Media në këtë rast vrasëse, i shërben perversionit publik

Ngjarja në Librazhd, Mërtiri: Media në këtë rast vrasëse, i shërben perversionit publik

Sociologu Ergys Mërtiri në studion e ‘Të Paekspozuarit’ ku u trajtua ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Librazhd deklaroi se media me transmetimin e videos ka kryer një krim penal dhe njerëzor.

Ai tha se në këtë rast media nuk po i shërben interesit publik por perversionit publik dhe sipas tij në këtë rast është vrasëse.

Për mua paraqitja e imazheve private që një njeri e merr për hakmarrje është kriminale. Media ka konsumuar një krim, një vepër penale dhe njerëzor. E kanë menduar gazetarët se ajo nga ai presion mund të vrasë veten? Çfarë përgjegjësie mban ai gazetar dhe media për këtë. ti fyen publikun tënd, çfarë interesi ka se një grua në një zonë të caktuar tradhtoi burrin e saj. Kujt i intereson kjo. Në këtë rast media nuk po i shërben interesit publik por perversionit publik. Kam refuzuar ta shoh videon për të mos u bërë pjesë e kësaj. Media në këtë rast është vrasëse. Këta njerëz tregojnë se për të fituar disa klikime janë gati të bëjnë krime. Këta gazetarë a e kanë kurajën për të zbuluar video deputetësh apo ministrash për situata të tilla. Një media nëse nuk denoncojnë pushtetarët që i bien në qafë popullit gjejnë fakirë dhe u bien në qafë, kjo për mua është imorale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy