Lirim Krasniqi, përfaqësues i organizatës “Germin” në një lidhe skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me votën e diasporës në zgjedhjet e 2025.
Ai u shpreh se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë për të votuar është i madh dhe se një nga format më lehtësisht të realizueshme dhe më pak të kushtueshme është ajo përmes postës.
Sipas tij, vota e diasporës është e rëndësishme sepse ata janë votues që nuk ndikohen nga politika, ndërsa theksoi se përgjegjës për këtë situatë të krijuar me votën e emigrantëve është Kuvendi.

Ky është një proces që vendoset nga ana e KQZ dhe kemi katër vite që kemi punuar për këtë për të diskutuar të gjitha format e votimit nga jashtë dhe numri i shqiptarëve që mund të votojnë nga jashtë nëse realizohet do të varet nga forma e votimit.
Në analizat që ne kemi bërë në të kaluarën një nga metodat më të përfolura është ajo përmes postës por që ka si parakusht regjistrimin e vendbanimit të përhershëm në e-albania, pra që ti të kesh të regjistruar banimin e përhershëm jashtë territorit, ku jo më shumë se 5-6 mijë emigrantë janë regjistruar.
Një modalitet tjetër ka qenë se pavarësisht regjistrimit të vendbanimit në e-albania personat që duan të votojnë nga jashtë do regjistroheshin në një formularë të veçantë të kqz, këtë model e ndjek dhe Kosova. Ky proces menaxhohet nga KQZ dhe pas procedimit krijohet një listë e veçantë zgjedhore nga jashtë.
Ky do rriste shumë spektrin e votuesve shqiptarë nga diaspora. Numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë është i madh, por kjo nuk nënkupton se të gjithë janë votues. Sa i përket atyre që janë të interesuar nga komunikimet tona vërejmë se ka interesim, këtë po e lidh dhe me letrën e nisur te kryetarja e kuvendit dhe ka marrë mbështetje deri në Australi dhe kjo tregon se ka një masë kritike e emigrantëve që duan të votojnë. Tani se sa në shifra përkthehet kjo në votues mbetet të shihet në zgjedhje.
Vota e diasporës do ishte një infuzion për demokracinë shqiptare këtë e bazoj dhe në modelet e shteteve të tjera ku vota e diasporës ka treguar një votim të pavarur nga politikat e vendit. Është avantazh sepse është e pavarur dhe përtej kësaj vota e diasporës është një mekanizëm për të përfshirë më shumë emigrantët të angazhohen në vend.
Kuvendi i Shqipërisë se ka respektuar vendimin e kushtetueses për të plotësuar boshllëkun në kodin zgjedhor që KQZ të mund të aplikojë më pas votimin nga jashtë. Përgjegjësia në këtë rast bie mbi kuvendin, prandaj dhe kemi nisur letër te kryerja e kuvendit sepse ka përgjegejsi për plotësimin e boshllëkut të kodit.
I pyetur nëse e sheh të mundur realizimin e këtij premtimi politik për zgjedhjet e 2025, Krasniqi tha se po të ishte vullnet politik ky proces do kishte përfunduar tashmë.
Është lehtë e realizueshme, problemi deri tani ka qëndruar te mungesa e vullnetit politik të palëve. Këtu po flasim po të kishim vullnet politik ky procese do kishte përfunduar tashmë. Votimi me postë është forma më e lehtë dhe e realizueshme dhe ka kosto më të ulët gjithashtu.
Forma tjetër e votimit që është ai fizik në misionet diplomatike është shumë herë më i kushtueshëm dhe forma tjetër e propozuar nga KQZ është votimi elektronik. Sa i përket votimit përmes postës është e lehtë për tu realizuar Kosova e ka bërë për 4 cikle zgjedhore dhe s’ka pasur asnjëherë kontestim që do i bënte të pavlefshme. Duke qenë të shkëputur vota është mekanizmi që i përfshin emigrantët në mekanizmat politike dhe ka një gatishmëri për tu përfshirë në këtë proces.



