Shëngjin, punonjësit e portit sërish në protestë, nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh

Shëngjin, punonjësit e portit sërish në protestë, nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh

Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë këtë të martë, pasi nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh.

Ata thonë se kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keq menaxhimi dhe ju kërkojnë drejtuesve të porit që të shpallin falimentin në bazë të ligjit. Punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.

Kemi 3 muaj që ne nuk kemi marrë asnjë pagë. Drejtori thotë do ua japin, por jemi drejt falimentimit, por këta se pranojnë. Nuk e di se si e menaxhojnë portin, por ka nisur ti shpërndajnë pagat me pikatore. Ne nuk marrim as grandin e antikrizës që na takon si zjarrfikësa, ndoshta kërkojnë ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve dhe pastaj të bëjnë falimentimin.

Ne do ta vazhdojmë protestën dhe nëse nuk marrin masa për ta paguar ne do ta bllokojmë portin e Shëngjinin. Jemi më shumë punonjës, por nuk kanë ardhur të gjithë, ndoshta disa kanë frikë, por drejtori duhet të marrë masa, ose ta lirojë vendin e punës ose të na japë pagat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy