Aleksis Tsipras i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kreditorëve të Greqisë, teksa është shprehur se Athina do të japë një rishikim pozitiv të marrëveshjes së shpëtimit, por ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij nuk do të pranojë kërkesa të palogjikshme.
Kryeministri grek pati gjithashtu një sulm ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u shprehur se ky institucion vepron si një frikacak përballë aktorëve të mëdhenj të ekonomisë botërore, duke shtuar se FMN i bindet gjithmonë Ministrit gjerman të Financave, Volgang Shojble.
Në fjalimin e mbajtur së fundmi, kreu i ekzekutivit helen ka kërkuar ndër të tjera më shumë kujdes nga palët për Greqinë, pasi sipas tij flitet për një vend dhe për shumë qytetarë që kanë sakfrikuar vazhdimisht për Europën.
Në mbyllje, Tsipras kërkoi më shumë durim për të kaluar momentin e vështirë që po kalon Greqia.
Ai tha se rruga e daljes nga kriza do të jetë e mundimshme, por shprehu bindjen se populli grek do arrijë t’a kalojë edhe këtë pengesë.



