Punonjësit e Bashkisë Shkodër, vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës Theth-Ndërlysaj, e cila u bllokua nga gurët si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm.
Bashkia bën të ditur se përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh po punohet për zhbllokimin e rrugës, e cila është bllokuar në tre vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.
Deri më tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”. Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme. Sipas grupeve në terren, brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.



