Muzikanti Toca: Çiftelia u kthye në trend për dasma. Pa të dhe kostumin popullor nuk bëhen dasmat në Dibër

Muzikanti Toca: Çiftelia u kthye në trend për dasma. Pa të dhe kostumin popullor nuk bëhen dasmat në Dibër

Dasmat dibrane nuk kanë kuptim më pa çiftelinë, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, muzikanti Fatmir Toci.

Teksa thotë se dikur çiftelia ishte lënë në hije, sot dasmat në këtë zonë nuk kanë kuptim pa të dhe pa kostumin popullor, që të bëjnë eventin sa më të veçantë.

Çiftelia është bërë trend sot në Dibër. Që të luash me çifteli duhet të kesh edhe kostumin popullor. Unë e kam të trashëguar çiftelinë. Babin e kam pasur instrumentist, edhe unë që 6 vjeç kam filluar të merrem me çiftelinë, por më kalimin e viteve, saktësisht para 12 vitesh kam filluar të angazhohem edhe me këngën, më thonin pse nuk e provon të këndosh. Pastaj e kam filluar me pjesëmarrje në festivale, dasme, evente, me realizimin e klipeve.

Kostumi popullor të bën të jesh ndryshe në dasma, sepse në momentin që ti futesh në dasma, ne më unik sesa çifti që është i ulur aty.

Në dasma kam filluar të përdor çiftelinë që prej 2-3vitesh, sepse kishte kohë që në këtë zonë e kishin lënë pas dore. Kisha pesë vite që nuk e kam prek më dorë, ishte mësuar veshi i njerëzve me këngë, nuk e përfillnin. Pastaj filloi të dal në modë, e kthyen në trend edhe në rrjete sociale dhe në dasma, dhe u bën për të lënë kujtime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy