Covid-19 shtyn sërish seancën për Tahirin/ GJKKO: Nuk është çështje e ngutshme

Covid-19 shtyn sërish seancën për Tahirin/ GJKKO: Nuk është çështje e ngutshme

Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Seanca e cila ishte planifikuar të mbahej sot, nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirusit.

Gjykata e Posaçme ka njoftuar palët, që të mos paraqiten deri në në njoftim të dytë, pasi nuk e konsideron si një çështje të ngutshme.

Seanca e radhës për Tahirin ishte planifikuar të mbahej sot me trupën gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e krimeve të Rënda, shtatorin e kaluar, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 3.5 vite burg, të cilat u konvertuan në shërbim prove.

Gjykata e liroi Tahirin nga akuzat për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të Habilajve, por u gjet fajtor për “shpërdorim detyre”.

Vendimi i gjykatës la të pakënaqur të dyja palët, të cilat vendosën që ta apelonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy