Shërbimi kombëtar i cili ka nisur në mënyrë vullnetare në vitin 2019 do të prekë të gjithë djemtë dhe do të zgjasë disa javë.
I nisur në vitin 2019 nga Presidenti Emmanuel Macron “shërbimi kombëtar” po bëhet realisht universal siç tregon emri SNU (Shërbimi kombëtar universal) pasi mirëpriti 32 mijë të rinj vullnetarë në vitin 2022, më pak se shifra e pritshme prej 50 mijë.
Macron duket se ka vendosur ta bënte shërbimin civil të detyrueshëm për të gjithë djemtë nga 15 deri në 17 vjeç.
Nëse zërat konfirmohen, siç raporton Corriere, 800 mijë të rinj francezë do të duhet të kalojnë disa javë në bujtina, qendra trajnimi apo struktura të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndjekur kurse për edukimin qytetar, ndihmën e parë apo mbrojtjen e mjedisit.
Ideja është të reduktohen ndarjet e shoqërisë franceze dhe të bashkohen të rinjtë me prejardhje të ndryshme sociale dhe origjinë gjeografike, duke rifilluar funksionin e kryer deri në vitin 1997 nga shërbimi ushtarak.



