Një grup demokratësh e kanë kaluar natën në çadrën e ngritur para Kryeministrisë në përfundim të protestës së djeshme. Kreu i PD-së, Basha, i ka shoqëruar ata deri rreth orës 04:00 të mëngjesit duke luajtur shah.
Bashkë me protestuesit kanë qëndruar në çadër edhe deputetët Flamur Noka dhe Gerti Bogdani.
Ndërsa në mëngjes janë bashkuar edhe deputetët Eduart Selami, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj etj.
Pritet që ditën e sotme, protestues të tjerë t’u bashkohen, pavarësisht kushteve jo të mira të motit.



