Ndërpritet konferenca në Tiranë, delegacioni serb nuk pranon të ulet me delegacionin nga Kosova (VIDEO)

Ndërpritet konferenca në Tiranë, delegacioni serb nuk pranon të ulet me delegacionin nga Kosova (VIDEO)

Ka përfunduar që në start Konferenca mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, për shkak të një incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar. Konferenca është ndërprerë për shkak se delegacioni serb nuk ka pranuar të ulet në të njëjtën tryezë me homologë nga Kosova.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, me titull "Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor", do të duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, ministrit të Kosovës, ministri serb, zv.ministri i Malit të Zi, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën në rajon.

Sakaq delegacioni serb nuk e ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës që në nismë të kësaj Konference, e për këtë arsye janë larguar, ndërkaq fill pas këtij akti, në një prononcim për mediat Ministri i Mjedisit të Kosovës Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.  "Ajo që ndodhi lidhet me rregullat strikte të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara që kërkojnë që Kosova dhe më tutje të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK-ut ose të përfaqësohet nga persona të qeverisë së Kosovës por të shoqëruar nga zyrtarë të UNMIK-ut që për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë. Konferenca tani do të zhvillohet në nivel teknik.Megjithatë ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të takuar të gjithë donatorët.Askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë një mjedis të pastër, të mirë dhe të pranueshëm në Ballkanin Perëndimor nëse ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet dhe tryezat e përbashkëta",  tha ministri Matoshi.

Nga ana e tij, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se : “Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim dy orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, tha ministri Klosi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy