“Gjithçka ishte inskenim”, zbardhet dëshmia e pastrueses: Alda donte të bënte përgjegjës burrin

“Gjithçka ishte inskenim”, zbardhet dëshmia e pastrueses: Alda donte të bënte përgjegjës burrin

Pastruesja Rozeta Dobi, ka çuar në pranga zyrtaren Alda Klosi me dëshminë e saj të re! Kjo e fundit është arrestuar mbrëmjen e së premtes, me akuzën e pastrimit të parave.

Dëshmia e pastrueses ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin bashkëshortin, me të cilin kishte pasur konflikte.

Sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë 120 mijë eurot nga kasaforta dhe t’i fshihte dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje.

Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Vjedhjen e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, ka thënë Rozeta Dobi, dhe pikërisht kjo dëshmia e saj ka bërë që Prokuroria të presë urdhër arresti për zyrtares.

Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy