Kosovë/ Gratë marshojnë kundër diskriminimit në Ditën e Gruas

Kosovë/ Gratë marshojnë kundër diskriminimit në Ditën e Gruas

Gratë në Kosovë kanë paralajmëruar se në Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars, do të marshojnë, pasi nuk kanë asgjë për të festuar.

Ato do të marshojnë , duke kërkuar drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke e luftuar deri në ç’rrënjosje sistemin patriarkal dhe diskriminimin, thotë "Zëri:.

Njoftimi i plotë:

“Ditën e diel, në ora 12:00 mblidhemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa seksizëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike.

Duke marshuar, kundërshtojmë çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave. Marshi i paraprinë grevës kolektive të grave me apo pa kontrata pune. Të dielën hyjmë në grevë për të kundërshtuar diskriminimin që iu bëhet grave.

Hyjmë në grevë dhe refuzojmë çfarëdo pune, të ndërrimit të parë apo të dytë, të papaguar apo të paguar. Refuzojmë të punojmë edhe të dielave, ditë kjo e cila për gratë nuk është pushim. Me 8 mars, të bashkuar/a marshojmë, rezistojmë dhe e kundërshtojmë këtë sistem patriarkal i cili është shtypës, i padrejtë dhe poshtërues për qytetaret e qytetarët e republikës së Kosovës.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy