Qytetarët “hakmerren” ndaj kartelit të drogës, vrasin me hanxhar 10 trafikantë

Qytetarët “hakmerren” ndaj kartelit të drogës, vrasin me hanxhar 10 trafikantë

Texcaltitlan, një qytet në Meksikën qendrore, ndodhet në shok, pasi shumë qytetarë, të lodhur duke paguar paratë e për kartelin lokal, vranë një grup prej tetë trafikantësh droge me hanxharë në fushën e futbollit komunal.

Rezultati i përplasjes shkaktoi 14 të vdekur, dhjetë prej të cilëve ishin të lidhur me kartelin Familia Michoacana.

Sipas asaj që raportohet nga mediat meksikane, banorët e qytetit ishin thirrur të premten në fushën e sportit për të paguar tarifën javore për kriminelët vendas.

Por, pasi kanë dalë nga kamionët e tyre, trafikantët janë sulmuar nga turma me gurë, goditje me hanxhar dhe grushta.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e masakrës dhe po rindërton atë që ndodhi përmes videove të postuara në rrjetet sociale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Zyrtarët thanë se 10 nga të vdekurit ishin anëtarë të kartelit të dhunshëm të drogës Familia Michoacana, duke përfshirë udhëheqësin e tij, Rigoberto de la Sancha Santillan, i njohur si “El Payaso” ose “Klloun”.

Katër të tjerë të vrarë ishin banorë të fshatit. Karteli ka qenë dominues në zonë për shumë vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy