Dojna Mema: Feminizmi në Shqipëri po përdoret gabim

Dojna Mema: Feminizmi në Shqipëri po përdoret gabim

E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, prezantuesja Dojna Mema tha se në televizionet shqiptare mungon diversiteti sa i takon paraqitjes së femrës.

“Ajo që mendoj është se ... perceptimi që nëse një femër zhvishet është vulgare. Nuk mendoj ashtu. Mund të vishesh me golf dhe të jesh vulgare. Hiperseksualizimi ka qenë gjithmonë. Por mungon diversiteti, mungojnë modelet. Duhet edhe një vajzë ndryshe, të përfaqësohet çdo grup i shoqërisë”.

Mema tha se ka një keqkuptim të feminizmit në Shqipëri.

“Mua me këtë zhvillimin e klinikave estetike të gjitha gratë më duken të bukura. Nuk duhet të keqkuptohet feminizmi. Po përdoret gabim. Unë nuk besoj shumë në këtë barazinë totale, më duket shumë utopike. Ajo që unë kërkoj është të kem mundëistë e barabarta me një djalë në start”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy