Ministri i Brendshëm ukrainas: Situata është serioze, por e qëndrueshme

Ministri i Brendshëm ukrainas: Situata është serioze, por e qëndrueshme

Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky e ka përshkruar situatën në vendin e tij serioze, por të qëndrueshme teksa ka folur për BBC.

I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, duke përfshirë Kievin dhe qytetet e tjera, ai tha se, “Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por stabile. Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kiev mbetet vendi i goditjes kryesore”.

Më tej ai deklaroi se çdo ditë përgatiten për çdo skenar.

Këtu përfshihet mbrojtja territoriale, forcat e armatosura, Garda Kombëtare, policia kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të ministrisë së mbrojtjes. Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur diversantë. Kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy