
Afrimi i festave të nëntorit ka bërë që Policia Rrugore të nisë punën për garantimin e qarkullimit pa probleme. Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, tha se për të normalizuar kontrollet dhe për të lehtësuar lëvizjen në kohën kur kthehen emigrantët është i domosdoshëm që të aplikojme një faze tjeter të ndryshimeve të Kodit Rrugor.
“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore, drejtuesit e mjetit e kanë në modë, s’e luftojmë dot me një gjobë apo ndëshkim 10- 15 lekë të vjetra. Eksperienca me rripin, ku trefishimi i masës ka sjellë një përdorim të dukshëm në përdorimin e tij, shpresoj që edhe ashpërsimi i masave per celularin do bëjë që të ulet përdorimi i tij dhe të ulen pasojat e askidenteve rrugore nga ky përdorim”, u shpreh Tola.



