Samiti Ballkanik në Sarajevë, Hoxhaj: Bosnja ende e varur nga Beogradi

Samiti Ballkanik në Sarajevë, Hoxhaj: Bosnja ende e varur nga Beogradi

Zvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për mosdërgimin e ftesës për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjalukës në Bosnjë. Ai ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera antievropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal

Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi. 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.

Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera antievropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në lidhje me këtë ngjarje.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy