"Strip club" kthehet në restorant gjatë karantinës

"Strip club" kthehet në restorant gjatë karantinës

Për të shmangur humbjet nga mbyllja e biznesit si striptclub, pronari ka zgjedhur që ta shndërrojë atë në një restorant që bën dërgesat në shtëpi nga vetë balerinët. Ideja vjen nga Oregon, i vendosur në Portland.

Rregullat nga koronavirusi kanë imponuar mbylljen e të gjitha bizneseve dhe restoranteve që nga 16 marsi 2020. Kështu që Shon Boulden, pronari i restorantit të lartpërmendur, ka gjetur një zgjidhje për të mos humbur totalisht të ardhurat e vitit dhe të vazhdojë aktivitetin e tij, megjithëse në një formë minimale.

Në fillim, shpjegoi ai, menut nuk ishin shumë të kërkuara sepse vendi ishte i njohur për shfaqjet e tij me balerina dhe jo për kuzhinën e tij.

Por kur ai shkruajti në llogarinë në Tëitter se do t’i dorëzonte pjatat nëpërmjet balerinave, ai pati një reagim pozitiv nga përdoruesit dhe një bum kërkesash

Ekzistojnë dy mundësi që klientët të kenë ushqim: Ose duke ja dorëzuar balerinat në shtëpi, ose vijnë këtu dhe shijojnë një shfaqje nga makina e tyre, pa pasur kontakt të afërt. Gjatë performancës, ka edhe dhurata për publikun, përfshirë copa kanabisi dhe rrotulla letre higjienike, një produkt që mungon javët e fundit.

Gjithçka është bërë në përputhje me masat kundër koronavirusit. Në fakt, kërcimtarët mbajnë doreza dhe maska ​​dhe kanë shishe xhel sanitizues me vete. Për t'i shoqëruar ata në dërgesat në shtëpi, ka një shofer dhe një zëdhënës që kontrollon përputhjen me distancën e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy