Turistët belgë bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen pas disa orësh kërkimesh

Turistët belgë bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen pas disa orësh kërkimesh

Dy turistë nga Belgjika kanë mbetur të bllokuar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Qafa e Valbonës”, teksa po eksploronin Alpet shqiptare.

 

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:00 është marrë informacioni se turistët kishin ngecur për shkak të terrenit të thepisur dhe pranisë së dëborës, çka e bënte të pamundur vijimin e lëvizjes së tyre.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ekipin e kërkim-shpëtimit në Valbonë, organizuan ndërhyrjen dhe nisën kërkimet për lokalizimin e tyre.

 

Pas disa orësh kërkimesh në terren të vështirë malor, efektivët e policisë dhe ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë dy turistët në zonën e “Qafës së Valbonës”.

 

Fatmirësisht, ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas janë transportuar dhe akomoduar në një bujtinë në Valbonë, ku po marrin ndihmën e nevojshme.

 

Turistët kanë falënderuar policinë dhe ekipin e kërkim-shpëtimit për reagimin e shpejtë dhe profesional.

 

Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët dhe turistët që, në çdo rast emergjence, të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy