U gjet telefoni i Prigozhinit, dyshime për rrëzimin e avionit

U gjet telefoni i Prigozhinit, dyshime për rrëzimin e avionit

Telefoni celular i Yevgeny Prigozhin u gjet pranë njërit prej viktimave të avionit të rrëzuar në Rusi, tha një burim politik i Wagner për Al Jazeera.

Ndërkohë, Franca shpreh “dyshime të arsyeshme” për “kushtet” e rrëzimit të avionit në të cilin vdiq kreu i grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Për ish-sekretarin amerikan të mbrojtjes dhe ish-drejtorin e CIA-s, Leon Panetta, ka të ngjarë që Moska të përpiqet të marrë kontrollin e Grupit Wagner pas vdekjes së themeluesit.

“Unë mendoj se ata do të jenë shumë të shqetësuar për t'i lejuar këta njerëz të vazhdojnë të operojnë vetë", tha Panetta duke iu referuar mercenarëve të Grupit Wagner. "Kështu që nuk do të më befasonte nëse ata vendosin kontrollin mbi Grupin Wagner në Afrikë, Azi dhe kudo ata janë”, tha ai. 

Në këtë drejtim, besoj se anëtarët e Grupit Wagner duhet të shqetësohen edhe për jetën e tyre”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy