
Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, në vitin 2023, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.5 miliardë dollarë. Në raport me popullsinë, shpenzimi mesatar për banor ishte afërsisht 1040 dollarë në vit.

Anëtari shoqatës së tur-operatorëve Besnik Vathi tha në studion e MCN Economy se e sheh me dyshim këtë shifër pasi edhe nëse ata udhëtojnë 2-3 herë në një vit, sërish kjo shifër do të ishte larg të vërtetës.
Së pari unë vë në dyshim shifrën 2.5 miliardë dollarë. Unë punoj me turizmin e shqiptarëve. E kam të qartë. Ai shpenzimi 1040 dollarë për banor. Në Shqipëri nuk udhëtojnë 100% e banorëve shqiptarë. Së dyti edhe nëse ata udhëtojnë 2-3 herë natyrshëm përsëri kjo shifër më duket e pabesueshme, 1040-1050 dollarë është larg të vërtetës. Do duhen analiza më të plota, sa ka qenë numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar? Ndoshta e kemi rritur numrin e udhëtimeve në herë për një person që udhëton, së pari ulja e kostove të fluturimeve dhe e dyta Shqipëria ka shumë emigrantë të laruar kohët e fundit.
Sipas Vathit, edhe shifra 4.2 miliardë euro që presupozohet se turistët e huaj kanë shpenzuar në Shqipëri është e pamundur të arrihet, pasi së pari Shqipëria në 2023 ka pasur 5 milionë turistë dhe jo 10.
Shifra 4.2 miliardë euro, është dhënë nga banka. Nuk e di në çfarë forme e nxjerr banka. Edhe këtë shifër e vë në dyshim. Së pari gjykoj se numri i turistëve në 2023 nuk është 10 milionë. Gjykoj se duhet të jetë 5 milionë. Nëse qëndrimi mesatar i tyre është 3-4-5 ditë përsëri shifra 4 miliardë euro është e pamundur të realizohet se i bie 900 euro për turist, që mua më duket e pamundur që një turist të shpenzojë 900 euro për 5-6 ditë. Banka ka marrë shifrën 10 milionë. Vë në dyshim që nuk raportohet kurrë shifra e turistëve, por vetëm e vizitorëve të huaj.



