Këshilluesi i Mjekësisë Holistike “rrëzon” teorinë e konsumimit të spinaqit: Është inorganik, nuk përthithet nga organizmi i njeriut

Këshilluesi i Mjekësisë Holistike “rrëzon” teorinë e konsumimit të spinaqit: Është inorganik, nuk përthithet nga organizmi i njeriut

Anemia është një gjendje që karakterizohet nga pamjaftueshmëria e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Shkaku më i shpeshtë i saj lidhet me mungesën e hekurit në organizëm.

Sipas këshilluesit të Mjekësisë Holistike, Nikola Ndoni, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, hekuri është thelbësor për shëndetin e njeriut, pasi organizmit i nevojiten rreth 25 miligramë hekur në ditë për të funksionuar normalisht.

Ne jetojmë në një botë ku një pjesë e madhe e mjedisit përreth lidhet me hekurin, dhe megjithatë hasim mungesë të tij në trup. Ka lloje të ndryshme anemish, disa të lidhura me mungesën e vitaminës B12, disa me mungesën e hekurit, dhe disa që janë të trashëguara.

 Por në thelb, pa hekur nuk ka shëndet, sepse hekurin wshtw si ‘kamerieri’ që çon ushqimin në tavolinë.

Problemi nuk qëndron gjithmonë te mungesa e hekurit, por te fakti që ai nuk përthithet siç duhet nga organizmi. 

Hekuri duhet të riciklohet në trup. Nëse nuk riciklohet, ai bëhet toksik. 

Një element i rëndësishëm që mungon shpesh në organizëm është bakri, i cili, ndihmon në përthithjen e hekurit. Rastet e anemisë janë shtuar te fëmijët, gratë shtatzëna dhe te të rriturit.

Këshilluesi i Mjekësisë Holistike kundërshtoi gjithashtu idenë e konsumimit të spinaqit si zgjidhje për aneminë, duke deklaruar se hekuri që përmban ai është inorganik dhe nuk përthithet nga organizmi i njeriut.

Sipas këtij këndvështrimi, hekuri i spinaqit jo vetëm që nuk përthithet, por mund të bëhet edhe toksik. Spinaqi, në këtë formë, është më i përshtatshëm për kafshët që kanë proces fermentimi, si lopët apo delet. 

Personat me anemi nuk duhet të fokusohen vetëm te marrja e hekurit, por te mënyra se si ta bëjnë atë të përthithshëm dhe të riciklueshëm nga organizmi.
Çdo element që nuk riciklohet në trup bëhet toksik. Kjo ndikon në plakje dhe dobësim të organizmit. 

Ndoni u shpreh kundër nocionit klasik të “dietës”, duke theksuar se baza e ushqyerjes për aneminë, duhet të jetë produkti shtazor, si mishi, peshku dhe vezët.

Sipas këtij këndvështrimi, edhe mishi më pak cilësor mund të jetë më i vlefshëm për organizmin sesa produktet bimore, pavarësisht sa organike janë. 

Mishi konsiderohet si proteina më e shëndetshme. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy