Kreu i Hezbollahut: Nuk ka normalizim me Izraelin!

Kreu i Hezbollahut: Nuk ka normalizim me Izraelin!

Kreu i Hezbollahut Naim Qassem në një fjalim të mbajtur sot hodhi poshtë çdo mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Ai akuzoi Uashingtonin se i ka mundësuar Izraelit shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit në Liban. "Nuk ka normalizim me Izraelin", u shpreh ai, duke e konsideruar çdo ujdi diplomatike, “një tradhti ndaj rezistencës palestineze".

Ne po përballemi me armikun izraelit në mbrojtje të vendit tonë dhe do të vazhdojmë edhe nëse e gjithë bota bashkohet për të na dekurajuar. Qëllimi ynë është ta mbajmë flakën e rezistencës ndezur pavarësisht rrethanave të vështira. Ne jemi të gatshëm për paqe dhe për ndërtimin e Libanit, por jemi gjithashtu të përgatitur të përballemi dhe të mbrojmë vendin tonë. Sapo të arrihet faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit, do të diskutojmë strategjinë e mbrojtjes së Libanit. Ne nuk do të jemi pjesë e legjitimimit të pushtimit në Liban dhe nuk do ta pranojmë normalizimin”.

Fjalimi nënvizon përafrimin e Hezbollahut me "Boshtin e Rezistencës", duke hedhur poshtë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja. Në fjalim vlerësohet "guximi dhe lidershipi" i Ajatollah Khameneit për kundërshtimin e ambicieve rajonale të Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy