Rama vizitë zyrtare dyditore në Berlin, takim me kancelarin Scholz

Rama vizitë zyrtare dyditore në Berlin, takim me kancelarin Scholz

Kryeministri Edi Rama në vizitën dyditore në Gjermani, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve.

Pas takimit, në orën 18:15 Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median.

AXHENDA

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet edhe nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy