Kishin zënë me çadra e shezlongë hapësirën publike, procedohen dy persona në Ksamil

Kishin zënë me çadra e shezlongë hapësirën publike, procedohen dy persona në Ksamil

Administratori dhe pronarja e një subjekti në Ksamil janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirën publike me çadra dhe shezlongë.

Bëhet me dije se janë proceduar K. I., 38 vjeç dhe Gj. I., 58 vjeçe pasi kishin vendosur këto objekte pa lejen përkatëse dhe nuk lëshonin kupon tatimor për shërbimin e ofroruar.

Në cilësinë  e provës materiale janë sekuestruar 489 çadra dhe shezlongë.

Njoftimi i policisë: Ksamil, Sarandë

Policia e Sarandës, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar. 

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë. 

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy