Arrestohet autori i dyshuar në Pogradec, një vit më parë u plagos nga vëllai i personit që qëlloi me armë

Arrestohet autori i dyshuar në Pogradec, një vit më parë u plagos nga vëllai i personit që qëlloi me armë

Arrestohet autori i dyshuar i cili mesditën e sotme në Pogradec, plagosi me armë zjarri një të ri.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, ku dyshohet se, gjatë një konflikti, Nikolla Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, Brian Syzon, rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe shoqëruan në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

 

I dyshuari, Nikolla Agolli, u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Pogradecit në janar të 2025.

 

Ndërkohë policia po kërkon në bregun e liqenit të Pogradecit, ku dyshohet se i ndaluari ka hedhur armën. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy