Kavajë, vritet me thikë 47-vjeçari

Kavajë, vritet me thikë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është vrarë me thikë në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë. 

 

Mësohet se Landi Derjaj (Puja), 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Alket Isufi, rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. 

 

Gjatë debatit, viktima, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy