Qentë endacakë, rrezik publik në Vlorë/ Breshani: Problem kombëtar për shkak të moszbatimit të politikave bashkiake dhe qeveritare

Qentë endacakë, rrezik publik në Vlorë/ Breshani: Problem kombëtar për shkak të moszbatimit të politikave bashkiake dhe qeveritare

Një i moshuar u sulmua një ditë më parë nga qentë endacakë në zonën e Lungomares në Vlorë. 

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, pasi shpesh qytetarët kanë përfunduar në spital pas sulmeve të ngjashme, ndërsa Bashkia Vlorë nuk ka marrë asnjë masë konkrete.

Liljana Breshani, presidente e strehës “Protect Me Albania”, në një prononcim për “MCN Live”, deklaron se problemi i kafshëve të rrugës është tashmë një problem kombëtar, i shkaktuar nga mungesa e politikave të qarta të trajtimit të tyre.

Videoja e fundit flet shumë dhe përmbledh problematikat që ekzistojnë me kafshët e rrugës në Shqipëri, jo vetëm në Vlorë. 

Ky është një problem kombëtar që kërkon zgjidhje. Është një problem i trashëguar nga e kaluara, por mbi të gjitha një problem i krijuar nga mungesa e politikave të qeverisë dhe bashkive, të cilat kanë detyrim ligjor të zbatojnë ligjin e veterinarisë. 

Breshani thekson se bashkia Vlorë nuk ka asnjë buxhet për trajtimin e këtyre kafshëve, megjithëse është diskutuar ideja e ndërtimit të një strehimoreje për qentë endacakë,një projekt që kërkon financim.

Sot jemi në muajin e hartimit të buxheteve dhe nuk ka asnjë fond të parashikuar për këto kafshë, 0 buxhet. Bashkia e ka detyrim ligjor trajtimin, sterilizimin dhe strehimin e tyre. 

Kryetarja e Bashkisë ka shprehur vullnet për të nisur për herë të parë ndërtimin e një strehimoreje, por pa buxhet është e pamundur, andaj duhet ndihma e bizneseve. 

Një ditë më parë ka pasur diskutime konkrete për të avancuar projektin e strehimores, i cili mund të realizohet më shpejt me kontributin dhe bashkëpunimin e bizneseve të zonës.

Helmimi i kafshëve të rrugës nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhje, pasi nuk adreson problemin dhe është i ndaluar me ligj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy