
Në sitën e vetingut ka dalë një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjyqtari i dosjes së “21 Janarit”, Tom Ndreca është përballur këtë të premte me kriterin e pastërtisë së figurës. Komisioni ka konstatuar llogari bankare të padeklaruara të familjarëve të tij, si dhe kontakte me persona të lidhur me krimin e organizuar.



