Prifti: Buxheti në shëndetësi duhet ndarë sipas nevojave

Prifti: Buxheti në shëndetësi duhet ndarë sipas nevojave

Pirro Prifti, dekan i Shkencave Mjekësore, thotë se buxheti i shëndetësisë duhet ndarë sipas sëmundshmërisë, në mënyrë që kostot të mos bëhen të papërballueshme për pacientët.

Një pjesë e mirë e qytetarëve mjekohen privatisht. Është rënduar shumë xhepi i qytetarëve. Asnjë qeverisje nuk e ka marrë në prioritet shëndetësinë. Nëse do të ketë një logjikë të mirë ministri i Shëndetësisë, duhet të shohë ku është sëmundshmëria më e madhe te njerëzit. Kardiologjia dhe më pas tumoret. Trauma është e treta. Buxheti duhet ndarë sipas nevojave. Ku ka më shumë vdekje, duhet investuar më shumë.

Prifti tha më tej se politikat shëndetësore të pastudiuara mirë kanë sjellë si pasojë shpërndarje të pabarabartë të shërbimit shëndetësor.

Një pjesë e mirë e pacientëve vijnë në Tiranë. Ka një keqqeverisje nga ana shëndetësore. Bashkitë duhet të kenë një fond të posaçëm për të tërhequr mjekë, në mënyrë që të kenë mjekë specialistë. Duhet një kontratë e rregullt, e cila të përfshijë shumë elementë.

Sipas Priftit, problem tjetër që prek direkt pacientët, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, janë barnat.

Lista e rimbursimit ka një problem të madh me blerjen. Medikamentet e kushtueshme nuk janë futur në rimbursim. Problemi qëndron te shpërndarja. E dyta, kush do t’i bëjë.

Një pjesë e mirë e pacientëve nuk marrin vetëm ilaçe preparate. Keqfunksionon sistemi dhe disiplina profesionale në punë. Nuk ka spitali publik disiplinë profesionale. Ka edhe problem tjetër, nuk i kërkon njeri mjekët dhe infermierët.

Duhet bërë një ligj që gjithë këshilltarët e ministrave të ishin ekspertë. Një 20-vjeçar nuk e bën dot.

Ka rreth 4 mijë të sëmurë në vit të sëmurë me probleme onkologjike. Një nga problemet kryesore është se sistemi i rimbursimit nuk mbulon dot spitalet. Duhet një hop cilësor, këta që janë këtu nuk e bëjnë dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy