
Godina e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit ka rënë pre e sulmeve gjatë mbrëmjes së të dielës. Lajmi është bërë i ditur nga Minisitria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në tëitter ku thotë se konsullata është goditur nga raketat ruse.
Nga sulmi nuk ka pasur të lënduar apo viktima. Duke dënuar sulmin, Konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurt.




