Erdogan: Turqia e gatshme të mbrojë aeroportin e Kabulit

Erdogan: Turqia e gatshme të mbrojë aeroportin e Kabulit

Në Afganistan kaosi është zhvendosur jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, aty ku me qindra afganë tentojnë të çajnë rrethimin e sigurisë, por po hasin në rezistencën e grupeve talebane.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën brenda dhe jashtë aeroportit, teksa mediat vendase publikojnë pamje të talebanëve duke qëlluar me armë si përpjekje për të zmbrapsur turmat.

Fëmijë, gra dhe të rinj që mbajnë diploma në duar qëndrojnë jashtë rrethimit me shpresën se do të mund të hipin në avionët e evakuimit.

Nga ana tjetër, Turqia është ende e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane,

Kështu u shpreh Presidenti Rexhep Taip Erdogan gjatë një deklarate për mediat të mërkurën.

Turqia kishte ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.

Por marrja e shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane. Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.

"Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh. Tani ne po bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja", tha Erdogan i cili u shpreh i gatshwm të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.

‘Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata [udhëheqësit talebanë] kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy