‘Fëmijët e mi do të vdesin nga uria’, tanket izraelite rrethojnë kampin e refugjatëve Jabalia

‘Fëmijët e mi do të vdesin nga uria’, tanket izraelite rrethojnë kampin e refugjatëve Jabalia

Ndërsa fokusi i operacionit tokësor izraelit duket të jetë në jug, qindra predha tankesh goditën kampin e refugjatëve Jabalia në veri.

Situata në kampin më të madh të refugjatëve është tmerrësisht e vështirë, tanket izraelite po rrethojnë zonën me popullsi të dendur. Autoriteti lokal i drejtuar nga Hamasi tha se rreth 100,000 njerëz janë ende në kamp pa një spital funksional dhe në rrezik nga uria.

Asnjë ndihmë nuk ka arritur në veri që kur armëpushimi humanitar është shembur, shumë pak ushqime dhe karburante janë lejuar gjatë armëpushimit.

56- vjeçarja Hanan Alturok, nënë e tetë fëmijëve, jeton afër Jabalias. Ajo i tha BBC-së se: “Gjatë armëpushimit ne u transferuam në spital, menduam se ishte më i sigurt se shtëpia ime, por dje predhat po binin brenda vendit dhe ne u desh të iknim nën zjarr.

Bashkëshorti im Maher u vra më 29 nëntor kur po përpiqej të blinte ushqim nga tregu vendas, nuk di çfarë të bëj apo ku të shkoj, nuk kam para dhe as ushqim dhe shumë pak ujë të pijshëm. Kam frikë se fëmijët e mi do të vdesin nga uria."

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, Dr Munir Al-Bursh, tha se “Dje, ne gërmuam një varr masiv në tregun Jabalia për më shumë se 100 martirë, trupat e të cilëve u kalbën në spitalin e rrethuar Kamal Adwan”.

Të gjithë spitalet veriore janë jashtë shërbimit, duke përfshirë spitalin e fundit funksional, Kamal Adwan, i cili u bombardua rëndë nga predha artilerie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy