
Me fillimin e procesit të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme vendore, Komisioni i Rithemelimit të PD, ka iniciuar një nismë që e ka cilësuar si “primare” për përzgjedhjen e kandidatëve të 6 marsit.
Deputeti Tritan Shehu, tha përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se ky proces i hap rrugë dhe fton kandidatët e interesuar për kandidim që të konkurrojnë dhe më pas të njëjtët përmes transparencës do të vendoset kandidati kryesor.
“Aktualisht jemi në organizimin primar brenda kandidatëve të PD-së, që dëshirojnë të kandidojnë për kryetar bashkie, në këtë mënyrë po organizohet puna në gjashtë bashki, pra kjo është esenca jonë sepse lidhet me një procedurë transparente që u jep mundësi çdo demokrati, në mënyrë individuale të kandidojë, të jap emrin, dhe se padyshim do të votohet në “primare” se kush do të vendoset.
Mendoj se duhet të jemi të hapur për bashkëpunim me çdo aleat, bashkëpunim i cili ishte cenuar më parë nga ish-kryetari Basha, në qëndrimin e tij me ish-aleatët, porse tani jemi të fokusuar të primaret.
Shehu thotë se nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me krahun tjetër të PD, pasi sipas tij, ekziston vetëm Komisioni për Rithemelimin e PD-së dhe se kushdo është i mirëseardhur për të kandiduar në procesin e zgjedhjeve të 6 marsit.
“Nuk ka PD tjetër, që pas shkarkimit në Këshillim Kombëtar, kam vetëm një PD, është Komisioni i Rithemelimit, që përfaqësohet nga kjo, mund të ketë demokrat, porse jo një tjetër PD, e cila do të përfaqësohet nga Komisioni në këto zgjedhje. Është PD, pra Komisioni i Rithemelimit, pastaj janë individë të veçantë që gjithsecili të mund të kandidojë përmes primareve, për tu bërë kandidat i primareve.



