Arrestohet sulmuesi me thikë në Sidnej, vrau një grua e plagosi një tjetër

Arrestohet sulmuesi me thikë në Sidnej, vrau një grua e plagosi një tjetër

Një burrë i armatosur është arrestuar në qendër të Sidnejt, pasi ka therur me thikë një grua edhe më pas është ndaluar në rrugë nga këmbësorët, ka thënë policia, raporton BBC.

Një grua e dytë u gjet e vdekur brenda një ndërtese apartamentesh në të njëjtën rrugë.

Policia ka thënë se ky person ka tentuar të kryejë edhe sulme tjera me thikë, dhe se ka identifikuar disa shenja të krimit.

"Të gjitha informacionet që kemi në dispozicion do t'i lidhnin këto dy krime," tha komisari i policisë Mick Fuller në një konferencë për shtyp,

Ai tha se i dyshuari ishte një "aktor i vetmuar" me një histori të çështjeve të shëndetit mendor.

Ai tha se ishte i njohur për policinë, por "historia e tij ishte e paqartë në krahasim me peshën e krimeve që ai bëri".

Gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile.

Policia po heton nëse sulmuesi, që besohet të jetë Mert Nay nga Blacktown, kishte dalur nga një institucion korrektues mendor.Ata nuk besojnë se është i lidhur me terrorin, përkundër dëshmitarëve që raportonin se sulmuesi po thoshte thirrje fetare përfshirë ‘Allahu Akbar ’.

Pamjet dramatike shfaqin burrin, të veshur një bluzë, me kapuç gri dhe duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur në një Mercedes teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë ’’.

Policia ndërkohë ka thënë se aktualisht nuk ekziston ndonjë rrezik për publikun, mirëpo u ka kërkuar njerëzve që të anashkalojnë qendrën e qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy